Nata e dytë e Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Shfaqja “Një letër e humbur” e Teatrit të Qytetit të Tetovës shfaqet sot, 22 tetor 2019,  në natën e dytë të edicionit të 49-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj.

Festivali i Teatrove në Ferizaj ka nisur dje në mbrëmje rrugëtimin e tij të 49-të me shfaqjen e komedisë ‘Shumë zhurmë për asgjë” të Teatrit të Gjakovës, ‘Hadi Shehu”.

Shfaqjet e Festivalit të Teatrove në Ferizaj po shfaqen në Teatrin “Adriana” të këtij qyteti.

Festivali mbyllet më 27 tetor 2019 me ndarjen e çmimeve dhe përveç shfaqjes “Një letër e humbur” nga Teatri i Tetovës, në program të këtij festivali janë edhe pesë shfaqje tjera.