Të rinjtë pinë duhan e thyejnë xhamat e Muzeut të Muzikës në Gjakovë - VIDEO

Disa të rinj janë parë duke pirë duhan dhe thyer xhamat në objektin e Muzeut të Muzikës në Gjakovë.

Nga pamjet e siguruara duket që këta të rinj janë nën moshën 18-vjeçare.

Në një moment, një nga të rinjtë godet dhe thyen copat e xhamit në njërën prej dritareve të muzeut.

KALLXO.com ka qëndruar të mërkurën në këtë muze. Një piano e shkatërruar, xhama të thyer e mbeturina shihen gjithandej brenda objektit.

Muzeu i Muzikës në Gjakovë është hapur në 2016 e aktualisht është i demoluar tërësisht.