Ramë Lahaj performon sot në Sheshin ‘Skënderbeu’

Koncerti ‘Ramë Lahaj & friends” mbahet sot më mbrëmje duke filluar nga ora 20:30 në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Koncerti organizohet nga Komuna e Prishtinës dhe mbahet në kuadër të aktiviteteve të “Ditëve të Diasporës” që po mbahen në vend.

Koncerti do të përfshijë një program të larmishëm nga repertori i Lahaj dhe miqtë, duke mos lënë anash edhe një gërshetim të muzikës artistike serioze dhe asaj popullore shqipe.

Pjesë e ekipit të Ramë Lahaj që do të prezantohet gjatë koncertit të sotëm janë edhe baritoni Kiril Manolov, dirigjentin italia, David Crescenzi.