'Ramë Lahaj & Friends', mbushën Sheshin ‘Skënderbeu’

Mijëra vetë kanë përcjellë koncertitn e “Ramë Lahaj & Friends” që u mbajt të enjten në mbrëmje, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Për më se dy orë rresht, duke filluar nga ora 20:00 gjithë Sheshi “Skënderbeu” ishte i mbipopulluar me qytetarët  të  cilët treguan një interesim për performancën e tenorit shqiptar Ramë Lahaj dhe miqve të tij, duke mos i kursyer edhe duartrokitjet e gjata.

Gjithçka nisi me një vido incizim përmes së cilit tenori i famshëm Placido Domingo jep një vlerësim për tenorin kosovar Lahaj, me të cilit edhe kanë qenë bashkë pjesë e shumë koncerteve në skenat botërore.

Më pas përcjellë nga një orkestër me instrumentist nga Kosova dhe Shqipëria nën drejtimin dirigjentit italian David Crescenzi, për publikun, Lahaj solli së bashku me miqtë vepra të njohura të autorë klasik botëror, duke mos lënë anash edhe këngët shqiptare.

Pjesë e koncertit të Lahajt ishte edhe baritoni bullgar Kiril Manollov dhe sopranoja kosvare Besa Lugiqi, dhe muzikantë tjerë kosovarë.

Dhe kësaj herë Lahaj nuk la pa përmendur nevojën që ka Kosova për një sallë adekuat koncertale.

“Ne duhet të bëjmë më shumë për të pasur një sallë koncertale adekuate, gjithë kjo masë është një tregues se ne kemi nevojë për një sallë të tillë”, ka thënë Lahaj, duke shtuar se tashmë muzika shqipe dhe talentët e saj janë duke bërë emër në skenat botërore.

Në mesë të këngëve Lahaj nuk harroi pa përshëndetur edhe emrat të njohur të muzikës sonë, ndërsa ka kënduar edhe këngë enkas për heronjtë dhe ata që dhanë shumë për atdheun.

Lahaj dhe miqtë gjatë këtij koncerti nuk harruan edhe kontributin diasporës duke u dedikuar atyre edhe disa prej performancave të tyre.

Koncerti ‘Ramë Lahaj & friends” është organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe është mbajtur në kuadër të aktiviteteve të ditëve të diasporës që po mbahen në mbarë vendin.