Moti me shi, “ Ngom Fest “ zbret nga Kalaja e Prizrenit në ambient të mbyllur

Ekipi i “Ngom Fest “ ka paralajmëruar pjesëmarrësit se për natën e 3-të që është edhe nata e fundit e këtij edicioni, festivali shpërngulet nga Kalaja e Prizrenit në Palestrën Sportive “ Sezai Surroi “

Festivali i cili në fillimet e tij është njohur për zhvendosjen nga një lokacion në tjetrin, që nga viti 2016 për herë të 4-të me rradhë ka gjetur “strehë” në kalanë e këtij qyteti.

Nata e parë ka filluar me muzikë Hip-Hop ku emri kryesor i kësaj nate ka qenë labeli P.I.N.T.

Në natën e dytë që kishte filluar me një orë vonesë për shkak të shiut,  Kalanë e Prizrenit e “pushtuan “ bendet muzikore Jericho e Offchestra , me fillim nga ora 22:00 në Main Stage, si dhe grupet Zhag, Sytë, Ignore the Elephant.

Festivali karakterizohet për lokacionin ku zhvillohet festivali, dhe atë në Kalanë e Prizrenit, me dy skena.

Main Stage apo Skena kryesore ku perfomanca e grupeve dhe këngëtarëve fillon nga ora 22:00, si dhe Sunrise Stage apo Skena e lindjes se diellit, kur argëtimi vazhdon ga ora 02:00 pas mesnate.

E veçanta e skenave është se Main Stage apo skena kryesor i ofron pjesmarrësve një pamje të mrekullueshme të qytetit të Prizrenit, ndërsa Sunrise Stage apo Skena e Lindjes së diellit ofron audiencës dhe pjesëmarrësve  pamjen e lindjes së diellit.

Ekipi i “Ngom Fest “  ka publikuar rregullat dhe udhëzuesin për pjesëmarrësit në këtë festival.