Filharmonia e Kosovës mban nesër koncert në Shkup

Orkestra Harkore e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë nesër, më  6 mars 2021, një koncert në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Koncerti do të mbahet në Sallën e Koncerteve të Filharmonisë së Maqedonisë.

Lajmi është bërë i ditur përmes llogarisë në Facebook të Filharmonisë.

Koncerti mbahet në kuadër të repertorit të këtij institucioni për sezoni 2020/2021.

Gjatë këtij koncerti Orkestra Harkore e Filhamonisë do të interpretojë vepra të kompozitorëve të njohur.