Mungon mbështetja institucionale për filmin ‘Bekim Fehmiu’

 

Dokumentari për jetën dhe veprën e aktorit Bekim Fehmiu nuk po ka mbështetje nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Autori i skenarit Fahri Musliu, tha se katër projekte të huaja janë pranuar nga QKK por jo edhe filmi për Bekim Fehmiun.

“Ky është projekt gjithëkombëtar, mirëpo është edhe projekt i suazave ballkanike. Shpresojmë të kemi mbështetje edhe nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë, e Bosnjës dhe do të mundohemi të ia arrijmë qëllimit tonë. Ne në një mënyrë po duhet të shndërrohemi në lypës, të trokasim në dyert e institucioneve kulturore, qoftë shtetërore, lokale por edhe ndërmarrjeve private”, tha ish gazetari Musliu në konferencën në lidhje me realizmin e filmit.

Sipas skenaristit Fahri Musliu dhe regjisorit Valmir Tertini,  filmi do jetë i metrazhit të gjatë dhe do përbëhet nga rrëfime të familjarëve, tregime ekskluzive nga bashkëshortja e aktorit, shokëve, aktorëve, regjisorëve, kritikëve, etj.

Xhirimet e ardhshëm pritet të bëhet në Itali pas atyre në Beograd dhe Sarajevë.

Premiera pritet të jetë gati deri më 15 qershor, në përvjetorin prej vdekjes së aktorit.

Ky projekti është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë dhe jo nga ajo e Kosovës.