Posteri i shfaqjes ‘Vetëharrimi’. Foto: Dodona

Monodrama ‘Vetëharrimi’ shfaqet sot dhe nesër në teatrin ‘Dodona’

Monodrama “Vetëharrimi”,  me tekst të Besim Rexhajt dhe regji të Fadil Hysajt, shfaqet sot premierë në Teatrin e Qytetit në Prishtinë, “Dodona”.

Shfaqja jepet në ora 19:00, ndërsa reprizën do ta ketë nesër po në “Dodonë”.

“Vetëharrimi” është një projeksion artistik i ndërtuar mbi fatin e një të mbijetuare të dhunës seksuale të ushtruar gjatë luftës së fundit (1999).

Në shfaqje interpreton Sheqerie Buqaj.

“Shfaqja, përmes artikulimit aktoresk të Sheqerie Buqajt dhe performimit në çelo të Gresa Broqit, e identifikon traumën shpirtërore të grave të dhunuara, drama e të cilave shpaloset në skenë si plagë e pashëruar e individit, e familjes dhe shoqërisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Teatri “Dodona” në Facbook.