Mentor Zymberaj duke marrë çmimin në Sharm El Sheikh në Egjipt. Foto: Mentor Zymberaj

Monodrama 'Ëndrrat e Hamletit' fiton çmim në Egjipt

Monodrama “Ëndrrat e Hamletit” ka fituar çmimin kryesor, të Festivalit Ndërkombëtar SITFY  në  Sharm El Sheikh, në Egjipt, në kategorinë e monodramës.

Shfaqja “Ëndrrat e Hamletit” interpretuar nga aktroi dhe regjisori Mentor Zymberaj, ka marrë çmimin “Monodrama më e mirë” në edicionin e 5-të të festivalit SITFY, të mbajtur nga 16 deri më 20 nëntor 2020, në  Sharm El Sheikh, në Egjipt.

Suksesi i monodramës “Ëndrrat e Hamletit” në Egjipt është konfirmuar për Kallxo.com, edhe nga autori i saj, aktori dhe regjisori Mentor Zymberaj.

“Ky është një sukses i madh i artit skenik të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Monodrama ‘Ëndrrat e Hamletit’ u vlerësua lartë nga juria ndërkombëtare, kritika, artistët dhe mediat”, ka thënë fituesi i çmimit në Egjipt, Mentor Zymberaj.

Teksti i shfaqjes është bërë nga Nina Mazur, bazuar në veprën e Shekspirit, “Hamleti, princi i Danimarkes”, ndërsa regjia dhe  interpretimi nga Mento Zymberaj.

‘’’Ëndrrat e Hamletit” është realizim i Shtëpisë Teatrore Filmike AKT & ITI-Qendra në Kosovë, në bashkëpunim të teatrit Dodona dhe Komunës së Prishtinës. Premiera e kësaj shfaqje është dhënë më 31 mars të vitit 2018 në Teatrin ‘’Dodona’’

 

Mentor Zymberaj duke marrë çmimin në Sharm El Sheikh në Egjipt. Foto: Mentor Zymberaj