Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

MKRS publikon listën e projekteve përfituese të OJQ-ve për 2022

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka publikuar listën përfundimtare projekteve përfituese të OJQ-ve nga thirrja për mbështetje të propozim projekteve kulturore për 2022 në art dhe trashëgimi.

Janë 51 projekt-propozime të OJQ-ve që janë mbështetur nga 10 deri në 100 mijë euro.

Sipas listës, MKRS ka mbështetur me nga 100 mijë euro festivali e filmit “PriFilmFest” dhe “Artpolis”. Me 98 mijë euro është mbështetur ‘DokuFest”-t, ndërsa Fondacioni “Trashëgimia kulturore pa Kufij”- CHwB është mbështetur me 96560 euro.

“Hardhfest”-i është mbështetur me 83,455.20 euro, ndërkaq “Anibar”-i me 80 mijë.

Kurse, Teatri “Oda” do të përfitojë 80 mijë euro nga MKRS për programit vjetor të tij për 2022.

Lista paraprake e OJQ-ve përfituese ishe publikuar në fillim të këtij muaji.

KALLXO.com kishte raportuar për vështirësitë që kishin hasur OJQ-të dhe individët gjatë aplikimit. Duke u bazuar edhe në ankesat e aplikuesve, MKRS kishte shtyrë afatin e aplikimit.