Ceremonia e ndarjes se çmimeve për teatrin. Foto: KALLXO.com.

MKRS ndan çmimet për teatrin

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë sot çmimet vjetore për teatrin për 2022.

Aktoret Mejreme Berisha dhe Muradije Muriqi janë shpallur fituese të Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e Teatrit për vitin 2022.

Sipas jurisë vlerësuese, këtë çmim dy aktoret e morën për kontributin e tyre dekada me radhë në skenat e teatrit, Muriqi në Gjakovë e Berisha në Gjilan.

“Për angazhimin e karrierën e gjatë skenike, profesionalizmin, disiplinën, përkushtimin, begatinë artistike, përvojën nëpër festivale të rëndësishme në vend e rajon, për rolet e shumta në teatër e film, qofshin ato të mëdha apo më të vogla; zëri i tyre asocion me vetë teatrot e tyre përkatëse, thuajse aktorët në fjalë janë të pa-moshe”-thuhet në vlerësimin e jurisë për ndarjen e çmimeve.

Ndërkaq, Çmimin vjetor për Shfaqjen më të mirë në fushën e Teatrit, për vitin 2022 e mori shfaqja “The Handke Project”  nga Qendra Multimedia në Prishtinë. Fatos Berisha e mori çmimin për Regjinë më të mirë, me shfaqjen “Pornography”.

Ilire Vinca e mori Çmimin vjetor për Aktoren apo aktorin më të mirë në shfaqjen “Babai dhe babai”.  Kurse, Çmimi Kombëtar për Prezantim të suksesshëm ndërkombëtar në fushën e Teatrit për vitin 2022 e mori  Teatri i Qytetit të Gjilanit.

Çdo vit, në Ditën Botërore të Teatrit MKRS ndanë çmimet kombëtare për teatrin.

 

Ceremonia e ndarjes se çmimeve për teatrin. Foto: KALLXO.com.

 

Ceremonia e ndarjes se çmimeve për teatrin. Foto: KALLXO.com.

 

Ceremonia e ndarjes se çmimeve për teatrin. Foto: KALLXO.com.