MKRS e mbështet me 5 mijë euro, Qendra Multimedia ia kthen mbrapsht 

Qendra Multimedia në Prishtinë nuk ka pranuar shumë prej 5 mijë euro që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë për këtë qendrës për organizimin e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë, “Polip”, për këtë vit.

Këtë veprim Qendra Multimedia e ka bërë si shenjë proteste ndaj mos përkrahjes së projektit tjetër të kësaj qendre, “Balkan Bordello”. 

Protestën e saj për këtë mos mbështetje, Qendra Multimedia e ka shprehu përmes një letrët të hapur drejtuar MKRS-së. 

Sipas Qendrës projekti teatror “Balkan Bordello” është bashkëprodhimi i vetëm teatror ndërkombëtar për vitin 2021.  

“Qendra Multimedia refuzon të bëhet pjesë e një procesi të kompromentuar të shpërndarjes së fondeve publike. Dhe refuzon të luajë kërcimin me një ministri si kjo, që në një mënyrë kaq arrogante, të nënçmojë besueshmërinë dhe veprimtarinë gati 20 vjeçare në fushën e teatrit dhe letërsisë.  Pra, po ia kthejmë 5,000 eurot Ministrisë. Ata mund t ‘ ia japin Bienales së Manifestës, të cilit në fillim të këtij viti i kanë dhënë një fond jo më shumë dhe jo më pak se 700,000 euro, dhe krejt kjo në llogari të skenës kulturore të pavarur lokale. Ky ‘donacion’ i yni e rrit buxhetin e Manifestës për 705,000 euro!”, thuhet ndër të tjerash në letrën e Qendrës Multimedia drejtuar MKRS-së.