Ilustrim

MKRS: 15 filma të përfunduar gjatë vitit 2022

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se 15 projekte filmike janë përfunduar gjatë këtij viti.

Vlera totale e mbështetjes së këtyre filmave, sipas MKRS-së, e kalon shumën prej 900 mijë eurove.

MKRS, përmes një njoftimin në Facebook, bën të ditur se filmat që kanë kompletuar realizimin e tyre në 2022 janë dorëzuar në Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK).

Sipas ministrisë 4 prej këtyre filmave janë të metrazhit të gjatë artistik.

“Gjithsej 15 projekte filmike të përfunduara gjatë vitit 2022 janë dorëzuar në Qendrën Kinematografike të Kosovës. Projektet filmike janë 4 të metrazhit të gjatë artistik, 3 të metrazhit të shkurtë, 3 dokumentarë, 4 koproduksione minore dhe 1 post-production. Vlera totale e mbështetjes së këtyre projekteve nga Ministria e Kulturës është 902,250.00 euro”, thuhet në njoftimin e MKLRS- së.

QKK, çdo vit mbështet financiarisht dhjetëra  projekte filmike metrazheve të ndryshme, përmes konkurseve publike.