‘Mjeku i mirë’ nesër jepet premierë në Prizren

Teatri i Qytetit të Prizrenit, “Bekim Fehmiu” shfaq nesër në mbrëmje premierën e komedisë “Mjeku i mirë” të autorit Neil Simon, me regji të Agon Myftarit.

Premiera e shfaqjes jepet në ora 20:00, ndërsa do të ketë edhe dy repriza, më 15 dhe 16 të këtij muaji po në këtë teatër në të njëjtën orë.

Komedia “Mjeku i mirë” është një përmbledhje e tregimeve të shkurtra, bazuar mbi veprat e njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj botëror, Anton Çehovit, të përmbledhura në një personazh – shkrimtar, i cili komenton mbi to, duke u bërë kështu lidhja dramaturgjike ndërmjet tyre.

Në shfaqje luajnë: Tristan Hahilaj, Rifat Smani, Liridona Shehu, Xhevdet Doda, Edona Sopaj, Hajat Toçilla, Zana Duraku, Alban Morina, Alban Krasniqi, Alban Çela.