Ministrja Dumoshi viziton Shtëpinë e Kulturës në Vushtrri 

Në kuadër të vizitës së bërë sot në Vushtrri, ministrja Vlora Dumoshi ka qëndruar edhe në objektin e Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina”, ku ministria është duke investuar mbi 1.2 milion euro. 

MKRS, përmes një kominikate për media, ka bërë të ditur se ministrja Dumoshi ka veçuar qytetin e Vushtrria si një  qytet të kulturës dhe i pasur në fushën e trashëgimisë dhe se Shtëpia e Kulturës do të jetë multifunksionale ku do të ketë hapësira për ekspozita, salla koncertale e teatrale, të cilat do të jenë në shërbim të artistëve të Vushtrrisë. 

“Jemi në objektin e Shtëpisë së Kulturës ‘Hasan Prishtina’, ku e shohim një punë jashtëzakonisht të mirë të punëkryesve, që nuk e kemi has deri më tani në këtë inspektimin tonë që po e bëjmë gjatë këtij muaji, por më e mira e kësaj salle është harmonia të cilën e kanë paraparë projektuesit ku janë të përfshira aktivitetet e ndryshme kulturore”, është shprehur ministrja Dumoshi, citon komunikata.  

Sipas komunikatës, ministrja foli edhe për mbështetjen e trashëgimisë në Vushtrri, ku veçoi edhe shtëpinë e Mahmut Agë Gjinollit, e cila shumë shpejt do të hapet për vizitorë dhe do të jetë një pikë referuese turistike për vizitorë të ndryshëm. 

Ndërsa, po sipas komunikatës,  kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri e falënderoi ministren Dumoshi për tërë përkrahjen dhe përkushtimin që ka për Vushtrrinë.  

Dumoshi do të mbetet në zemrat dhe kujtesën e vushtrriasve për punën e palodhshme që po bën në mbështetje të projekteve të dobishme për Vushtrrinë të cilat do të ndikojnë që Vushtrria të ndryshojë edhe figurën e tërësishme të saj me investimet që MKRS-ja po bën në këtë komunë”, ka thënë Tahiri, sipas komunikatës së MKRS-ë.