Ismet Peja. Foto: Facebook/KK Gjakovë
Ministrja Dumoshi ngushëllon vdekjen e këngëtarit, Ismet Peja
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, përmes një telegram ka ngushëlluar për vdekjen e këngëtarit Ismet Peja.
Në telegramin e saj, ministrja Dumoshi ka thënë se emri i Ismet Pejës do të jetë mbetet përjetësisht i lidhur me këngën burimore shqiptare, melosin popullor shqiptar dhe me veprimtarinë̈ muzikore të Kosovës, në përgjithësi.
“Zëri i bacës Ismet përmes qindra këngëve që ai solli mjeshtërisht, qe i pranishëm për publikun, për shtatë dekada me radhë, Ai ishte padyshim monument i këngës popullore e qytetare shqiptare dhe artist me kuptimin e plotë të fjalës. Baca Ismet në një̈ jetë të tërë̈ kushtuar skenës, ishte i pranishëm për publikun edhe në muajt e fundit të jetës. Për adhuruesit e këngës së tij, zëri i tij do të mbetet përherë̈ i freskët e i paharruar, shpirti i tij përherë̈ rinor e gazmor sepse siç ia thonte edhe ai vet me kënge, ‘Robi plaket kur don vet’!”, ”, ka potencuar Dumoshi, në telegramin e saj për vdekjen e Pejës.
Sipas saj me vdekjen e Ismet Pejës Kosova ka humbur një artist të papërsëritshëm.
“Ismet Peja ishte dhe do të mbetet emër i pashlyeshëm i kulturës dhe artit shqiptar”, ka thënë Dumoshi.