Ministria e Kulturës, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo: Atdhe Mulla.

Ministria e Kulturës shpall konkursin për udhëheqësin artistik të Teatrit Kombëtar

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur konkursin për udhëheqësin artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ky konkurs hapet pak ditë pas anulimit të konkursi për Drejtor artistik të këtij teatri. Anulimi i konkursit ishte bërë për shkak të emërtimit, pasi ligji për teatrot dhe statuti i TKK-së nuk e njohin emërtimin ‘Drejtor artistik’, por ‘Udhëheqës artistik’.

Megjithatë përsëri MKRS ka lëshuar të njëjtën gabim, pasi në pjesën e dytë të njoftimit për konkursin, në vend të emërtimin ‘Udhëheqës artistik’ figuron emërtimi ‘Drejtor Artistik’.

“Mandati Drejtorit Artistik është katër vjeçar, me mundësi vazhdimi edhe për një mandat. Drejtori Artistik i TKK-së, zgjidhet me konkurs publik, të cilin e shpallë Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

Pikërisht për shkak të emërtimit ‘Drejtor artistik” ishte anuluar konkursi.

Data e aplikimit të kandidatëve sipas njoftimit do të jenë nga 5 deri më 19 prill 2021.

Njoftimi për konkursin: