Lokaliteti arkeologjik në Prizren. Foto: MKRS.

Ministria e Kulturës paralajmëron debate publik për lokalitetin arkeologjik në Prizren

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit planifikon të mbajë dy dëgjime publike me qytetarët e Prizrenit lidhur me projektin për hartimin dhe zbatimin e Planit të Prezantimit dhe Interpretimit për Lokalitetin Arkeologjik në Prizren.

MKRS planifikon të mbajë dy dëgjime publike, për këtë lokalitet, njërin me 31 maj, me banorët dhe me përfaqësues të bizneseve që operojnë në afërsi të lokalitetit arkeologjik dhe të dytin më 2 qershor 2022, me komunitetin profesionist të Prizrenit.

MKRS ka bërë të ditur  se në bashkëpunim edhe me UN-Habitat Kosovë ka nisur projektit për prezantimin, interpretimin dhe promovimin e Lokalitetit Arkeologjik në qendër të Prizrenit.

Procesi i hartimit të projektit është duke u zhvilluar nga një grup punues i përbërë nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Departamenti për Trashëgimi Kulturore i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prizrenit.

Lokaliteti aerologjik në qendër Prizrenit u zbulua në 2014.

 

 

Në Prizren diskutohet për lokalitetin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes