Ministria e Kulturës nuk e mbështet Festivalin e Lahutës, ‘kërcënojnë’ lahutarët 

Edicioni i Dytë i Festivalit të Lahutës, “Lahuta, okarina, polifonia”, i planifikuar të mbahet këtë vit, ka shumë gjasa që të mos mbahet. Nuk është COVID-19 ai që rrezikon mos mbajtjen e këtij festivali, por mos mbështetja financiare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.  

Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për media, Shoqata Ndërkombëtare e Lahutarëve Shqiptarë të Ballkanit.  

Sipas lahutarëve, MKRS nuk e ka mbështetë mbajtjen e edicionit të dytë të Festivalit të Lahutës, “Lahuta, okarina, polifonia”, i planifikuar të mbahet gjatë këtij viti. 

Në anën tjetër, studiues dhe performues të lahutës inkurajonë ministrinë që ta mbështes kët festival.   

Sipas shoqatës të lahutarëve, Festivali i Lahutës, i themeluar vitin e kaluar, por rrezikon të mos mbahet sivjet, për shkak të mos përkrahjes financiare nga institucionet. Ky festival nuk gjenet në listën e projekteve që do të përkrahen këtë viti financiarisht nga MKRS-ja. 

Lahutarët bëjë të ditur se kanë dërguar ankesë në MKRS-së lidhur me mos mbështetje të festivali dhe kanë paralajmëruar se nese ministria nuk e mbështet festivalin, ata do të protestojnë në një mënyrë krejt të veçantë para kësaj ministrie. 

“Nëse MKRS nuk mbështet festivalin, si kundërpërgjigjeje ndaj mospërkrahjes së festivalit,  lahutarët paralajmërojnë protestë para ministrisë dhe në vend të performancës me lahutë, do të mbajnë protestë para MKRS. Ku nuk do të performojnë, por në shenjë revolte për mos përkrahje institucionale, do të i thyejnë lahuta e tyre në shkallët e portës hyrëse të MKRS së”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së lahutarëve. 

Në anën tjetër studiues dhe përformuesve të lahutës dhe këngëve epika inkuraojojnë MKRS që të mbështes festivalin e lahutarëve. 

Zymer Neziri, studiues i këngëve epike ka thënë në një prononcim për Kallxo.com se festivali për lahutën, instrumentin elashtë shqiptar, me lahutarë nga shumë vise tona, duhet të mbahet, por edhe duhet të financohet.  

“Ky festival ka vlerë etnokulture shumë të veçantë edhe për eposin tonë heroik legjendar e historik, që konsiderohet vlerë evropiane e botërore. Festivali është ndër më të rrallët e këtij lloji në Evropë. Rëndësia e tij për Kosovën është e madhe, e ajo del edhe më e madhe, sepse u takon gjashtë shteteve të Ballkanit, ku jetojnë shqiptarët. Isë të falënderoj”, ka thënë Neziri. 

Ndërsa Sokol Plakolli, themelues i Qendrën për zhvillimin e kulturës tradicionale,  SHKABAT, është ka pohuar për Kallxo.com se  ideator dhe themelues i festivalit konsideron se mos përkrahja e festivalit është një goditje për kulturën tonë tradicionale, në veçanti përpjekjet për dokumentimin e vlerave tona kreshnike. 

Sipas tij është fatkeqësi mos mbështetja e këtij festivali nga MKRS-ja, duke pasur parasysh vendin që zë lahuta kulturën shqiptare. 

“Unë tashmë ua kam bartur lahutarëve dhe stafit të festivalit, festivalin që e themelova vjet me mjete thuajse vetanake dashamirëve të kulturës tradicionale dhe të Qendrës për zhvillimin e kulturës tradicionale, SHKABAT këtu në Prishtinë. Por u jam zotuar atyre se do të jem pa rezerva në përkrahje të tyre derisa festivali të bëhet tradicional dhe sa herë të ketë nevojë. Kjo goditje që i erdhi këtij evenimenti nga neglizhenca e institucioneve tona më ka irrituar. Prandaj edhe e mbështes idenë e lahutarëve që në edicionin e dytë në shenjë proteste të i thyejnë lahutat në portën hyrëse të Institucioneve kulturore si shuplakë fytyrës ndaj ndërgjegjeje së tyre të fjetur”, ka thënë Plakolli  

Festivali i Parë i Lahutës, “Lahuta, okarina, polifonia”, është mbajtur vitin që shkoi. Gjatë edicionit të parë të festivalit është nënshkrua edhe peticion për ri -inicimin e certifikimit të Lahutës, okarinës dhe këngëve kreshnike në UNESCO.