Foto: Facebook/ Hajrulla Çeku.

Ministria e Kulturës ka nisur t’i pranojë 87 veprat artistike që i bleu këtë vit

Sot ka nisur pranimi i 87 veprave artistike të blera nga Ministria e Kulturës nga artistë vendor gjatë vitit 2022.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se pranimi i kwtyre veprave artistike po bëhet në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Ministri ka njoftuar po ashtu se kwto vepra do të ekspozohen për publikun.

“Fillimisht në Galerinë Kombëtare, e më tutje në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku do të qëndrojnë për një kohë më të gjatë” – ka shkruar Çeku në Facebook.

Sipas ministrit Çeku, këto vepra do të ekspozohen nëpër institucione publike të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.