‘19th Asian Art Biennale Bangladesh”. Foto: Facebook/MKRS

Ministria e Kulturës inkurajon krijuesit për pjesëmarrje në bienalen e artit në Bangladesh

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po inkurajon artistët kosovarë që të aplikojnë për pjesëmarrje në bienalen e artit aziatik “19th Asian Art Biennale Bangladesh”.

Përmes një postimi në Facebook, MKRS fton artistët që të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë bienale, e cila mbahet nga 1 deri më 31 mars 2021.

“Të gjithë artistët e interesuar për pjesëmarrje në Bienalen e 19-të të Artit Aziatik në Bangladesh mund të aplikoni duke shkarkuar, lexuar dhe plotësuar dokumentet/kriteret e nevojshme. Dokumentet sqaruse dhe për aplikim gjenden në linkun e mëposhtëm: https://www.mkrs- ks.org/repos…/docs/Bienale-Bangladesh.zip”, thuhet në njoftimin e MKRS në Facebook.

Sipas këtij njoftimi, në këtë aktivitet pranohen vetëm 4 artistë nga një shtet dhe përveç biletës së udhëtimit, shpenzimet e tjera për pjesëmarrje mbulohen nga Qeveria e Bangladeshit.

‘19th Asian Art Biennale Bangladesh”. Foto: Facebook/MKRS