Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministria e Kulturës bëhet me udhëzues për hartim të planeve menaxhuese për trashëgiminë kulturore

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është bërë me “Udhëzues për standardet e hartimit të planeve menaxhuese të trashëgimisë kulturore”, i përgatitur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, misioni në Kosovë.

Ky doracak i është dorëzuar MKRS, gjatë një ceremonie të mbajtur sot (24.09.2020) në Muzeun Kombëtar nga ambasadori i OSBE-ja në Kosovës, Jan Braathu.

Ky doracak do t`u mundësojë institucioneve kulturore të trashëgimisë në vend hartimin e planeve për menaxhim të trashëgimisë kulturore.

Gjatë pranimit të këtij udhëzuesi, ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, tha se ky doracak ka një rëndësi të madhe për menaxhimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

“Ky doracak do t`u hyjë në punë ekspertëve tanë, pasi edhe në planin strategjik e kemi të paraparë hartimin e planeve menaxhuese për objektet e trashëgimisë kulturore”, ka thënë ministrja Dumoshi.

Ndërkaq, ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu ka thënë me këtë rast se ky doracak është rezultat i bashkëpunimit të MKRS-së dhe OSBE-së.

“Ky udhëzues praktik do të jetë një ndihmesë për të gjithë ata që merrem me planet menaxhese për trashëgiminë kulturore, njëkohësisht edhe një udhërrefyes për të kuptuar se si funksionon një plan menaxhimi”, ka thënë ndër të tjerash ambasadori Braathu.

Ky udhëzues i hartuar në bazë të përvojës së ekspertëve ndërkombëtar dhe atyre lokal ofron informacione thelbësore për përgatitjen e planeve menaxhese për trashëgiminë kulturore në Kosovë.

Ky aktivitet është mbajtur në kuadër Ditëve të Trashëgimisë Evropiane.

Udhëzuesi për planet menaxhuese të trashëgimisë kulturore. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com