Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministria e Kulturës anulon thirrjet për mbështetje financiare

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka anuluar të gjitha thirrjet publike për mbështetje financiare  të  fushëveprimtarisë së kësaj Ministrie. 

Përmes një njoftimi të publikuar sot në web-faqen zyrtare të saj, MKRS-ja ka njoftuar se ka anuluar thirrjet publike për mbështetje financiare të fushave që mbulohen nga kjo Ministri. 

Të gjitha thirrjet publike të anuluara nga vendimi i sotëm janë hapur kryesisht gjatë kohës kur MKRS-ja drejtohej nga Vlora Dumoshi. 

Në vendimin e saj, Ministria nuk ka specifikuar nëse janë anuluar edhe listat preliminare të përfituesve të thirrjeve të hapura nga Ministria në tre muajt e parë këtij viti.   

Bazuar  vendimin me Nr. 311/2021  datës 12.04.2021 me numër  protokollit 1100/2021, Anulohen thirrjet publike për mbështetje financiare nga fushëveprimtaria e Ministrisë  KulturësRinisë dhe Sportit”, thuhet  njoftim.  

Në arsyetimin e MKRS-së për anulimi e thirrjeve thuhet se ministria është duke punuar në rishikimin e politikave dhe, në rrjedhë të kësaj, edhe të planifikimit për mbështetje financiare të programeve që janë  brenda  fushëveprimtarisë së MKRS-së, në përputhje me programin e ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës. 

“Siç është e njohur tashmë, planifikimi i mbështetjes financiare, përveçse duhet të jetë në kornizat e buxhetit vjetor të reflektuar në Ligjin Vjetor të Buxhetit të Republikës së Kosovës, ai duhet të jetë në linjë me prioritetet dhe objektivat strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, thuhet aty. 

Po ashtu, sipas ministrisë anulimi i thirrjeve vjen edhe si hap për t’iu përshtatur rrethanave të krijuara nga pandemia. 

“Ky anulim vjen edhe si hap i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për t’iu përshtatur rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19, dhe si vullnet për t’u solidarizuar me njëri-tjetrin por edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me organet e tjera që janë bërë pjesë e betejës për zbutjen e efekteve që janë shkaktuar si pasojë e pandemisë dhe emergjencës shëndetësore”, thuhet në njoftimin për anulmin e thirrjeve.  

MKRS, vazhdon më tej njoftimi,  do të angazhohet që sa më shpejt të përfundojë rishikimin dhe harmonizimin e planeve për mbështetje financiare me dokumentet e politikave të Ministrisë dhe Qeverisë duke garantuar zbatimin e një kornize të kritereve që sigurojnë fillimisht integritet të procesit, transparencë, vlerësim të bazuar në merita, mosdiskriminim e mbi të gjitha, siç thuhet aty, që adresojnë objektivat strategjike të rritjes së pjesëmarrjes dhe avancimit të pozitës së fushave të përgjegjësisë administrative të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.