Qeveria Kurti në Kuvend me 3 shkurt 2020, Foto: Albin Kurti/Twitter

Ministri që ka vetëm 14 euro para të gatshme në bankë

Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka deklaruar në formularin e deklarimit të pasurisë të Agjencisë Kundër Korrupsionit se posedon vetëm 14 euro para të gatshme.

Në formularin e deklarimit të pasurisë ministri Çeku ka deklaruar se përveç pagës që merr si ministër nuk ka të hyra tjera.

Ministri Çeku në emër të bashkëshortes ka deklaruar 10 ari tokë trashëgim nga prindërit në vlerë 100 mijë euro dhe banesë 84 metra katror të blerë me kredi në 2015 në vlerë prej  90 mijë euro.

Po ashtu në emër të bashkëshortes Çeku ka deklaruar një veturë në vlerë prej 12 mijë eurove, të blerë me kredi.

Ministri Çeku ka deklaruar pagën vjetore që kap shifrën e 21 mijë e 349 euro.