Homazhe për Shaqir Hotin. Foto: Facebook/MKRS

Ministri Hajrulla Çeku nderon figurën e Shaqir Hotit 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë homazhe para Teatrit Kombëtar për të nderuar figurën e Shaqir Hotit, i cili vdiq dje.  

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se ministri Çeku, së bashku me këshilltarin e tij Liburn Jupolli, bënë homazhe para Teatrit Kombëtar për të nderuar figurën e Shaqir Hoti dhe u nënshkruan në librin e zisë. 

“Kosova humbi njërin prej njerëzve më të urtë dhe më të dashur i cili me kapacitetin e tij profesional, intelektual e njerëzor kultivoi një pjesë tejet të rëndësishme të trashëgimisë sonë shpirtërore dhe ishte forcë e bashkimit të  gjitha fushave të tjera kulturore – veçanërisht të kulturës sonë muzikore”, thuhet në njoftimin e MKRS-së në Facebook. 

Instrumentisti Shaqir Hoti ka vdekur dje në moshën 85 vjeçare. Ai ka lindur më 1936, në fshatin Rogovë të Hasit. Që në moshën 6-vjeçare luajti me instrumentet aerofone si fyll, kavall, bishtnica, pipëza e të tjera. 

U shkollua për muzikë në vendlindje e Prizren. Ndërsa një kohë punoi në Radio Prishtinë. 

Për shumë vjet ishte pjesë e ansamblit muzikor “Azem Bejta” të Prishtinës. Ishe pjesë e shumë këngëve dhe videoklipeve të artistëve tanë të njohur. 

Pas pensionimi iu kushtua punimeve të instrumenteve të ndryshme. E veçantë mbetet punimi i okarinës, sipas modelit të okarinës antike të Muzeut të Kosovës, e cila gjendet në Serbi. 

 

Homazhe për Shaqir Hotin. Foto: Facebook/MKRS
Homazhe për Shaqir Hotin. Foto: Facebook/MKRS