Objekti i ish- ndërmarrjes “Rilindja”. Foto: Facebook/Hajrulla Çeku.

Ministri Çeku tregon se ku do të vendoset Muzeu i Artit Bashkëkohor

Muzeu i Artit Bashkëkohor do të vendoset në një nga anekset e ish- ndërmarrjes “Rilindja”.

Kështu ka bërë të ditur, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përmes një postimi në Facebook.

Çeku ka bërë të ditur se caktimi i aneksit të “Rilindjes “ si selia e Muzeu i Artit Bashkëkohor (MAB) është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Po fillon një ëndërr. Muzeu i Artit Bashkëkohor, i cili ligjërisht u themelua në dhjetorin e vitit 2023 tash ka lokacionin e ndarë. Në pajtim dhe bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme ky muze do të vendoset brenda aneksit të ndërtesës së ish-Rilindjes. Në fazën e parë do të hartohet projekti, ndërsa pa humbur kohë do të shpallim procedurat për realizimin e punimeve. Në fazën e parë do të hartohet projekti, ndërsa pa humbur kohë do të shpallim procedurat për realizimin e punimeve”- ka shkruar ministri Çeku.

Sipas tij, Kosova do të ketë një muze që do të fuqizojë lidhjet dhe pozicionin tonë shtetëror në skenën botërore të artit, institucion të rëndësisë së veçantë që do të ofrojë mundësi të reja zhvillimi dhe promovimi për artin dhe artistët tanë bashkëkohorë.

Ministri Çeku ka falënderuar edhe Këshillit Inicues të Muzeut të Artit Bashkëkohor, në përbërje”, kryesuesit Yll Rugova, anëtarëve Petrit Halilaj, Sislej Xhafa, Flaka Haliti, Erëmirë Krasniqi, Zake Prelvukaj, Nita Hoxha Salihu, Valdete Pacolli, Fisnik Abazi, dhe të gjithë profesionistëve të tjerë, vendorë e ndërkombëtar që ishin pjesë e diskutimeve për konceptin e MAB-së.

Caktimin e objektit të “Rilindjes” si selia e MAB-së e bëri të ditur (31.09.2024) edhe kryeministri Albin Kurti, për me një postimi në Facebook, në të cilin ka radhitur sipas tij, investimet e bëra nga qeveria në sport dhe kulturë.

Se objekti i “Rilindjes” do të jetë shtëpia e MBA-së, ishte bërë e ditur më 25.10.2023, nga  Këshilli Iniciues për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor gjatë prezantimit të konceptit themelues për këtë muze.

Sipas këtij këshilli, MBA i cili do të vendoset në “Rilindje”, do të ketë statutin, organet drejtuese, në fillim 20 punëtorë dhe parashihet të funksionalizohet tek në janar të 2028.

Për funksionalizmin e MBA-së, MKRS ka hapur më 28.08.2024, konkursin publik për dizajnimin e logos së këtij muzeu.

Sipas konkursit, propozimet për logon e MBA-së duhet te dorëzohet në pliko të mbyllura me shifër dhe pa emër të autorit në USB apo CD, bashkë me një version vektor të logos dhe poashtu e shtypur në kopje fizik.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë artistët nga Kosova, rajoni dhe bota. Ideja më e mirë e përzgjedhur do të shpërblehet me 7 mije euro.

Konkursi mbetet i hapur 01. 10. 2024, ora 16:00.

Objekti i ish- ndërmarrjes “Rilindja”. Foto: Facebook/Hajrulla Çeku.