Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Ministri Çeku premton transparencë për punën e institucioneve kulturore
13.5.2021 - 10:39
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se do të ketë transparencë gjatë konkurseve nëpër institucionet kulturore.
Ai ka premtuar se puna e institucioneve do të publikohet në web faqen e MKRS-së.
Këto premtime ai i dha gjatë emisionit “Kallxo Përnime”.
“Nuk do të ketë proces pa transparencë dhe pjesëmarrje të organizatave të shoqërisë civile dhe medias. Përveç tjerash puna e institucioneve publike tash e tutje do të jetë e publikuar në kohë reale, d.m.th. në web faqen e MKRS-së do të jenë të gjitha vendimet. Sepse deri tash po besoj se as ju nuk e dini se ku janë taku kur janë taku, çfarë vendimesh kanë marrë e kenë e kanë zgjedhur drejtor të tjera”, ka thënë ai Çeku gjatë emisionit “Kallxo Përnime”.