Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministri Çeku: Në Kosovë ekzistojnë mbi 30 muze

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në Kallxo Pernime ka konfirmuar se në Kosovë ekzistojnë më se 30 muze.

Ministri ka njoftuar se ka nisur projekti për ndërhyrje, derisa ka shtuar se disa prej muzeve janë të hapur për publikun e disa jo.

“Më shumë se 30 muze ekzistojnë në Kosovës. Kemi një listë të tyre që do t ‘i trajtojmë me prioritet gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm. Do të ketë ndërhyrje të ndryshme, në disa fizike, në disa në artefakte e disa menaxheriale”, ka thënë ai gjatë emisionit.

Çeku ka bërë të ditur se do të ketë restaurime dhe se do të angazhohen edhe ekspertë të huaj.

“Unë bashkë me ekipin do të udhëtojë për në Vienë dhe kemi vetëm një kërkesë nga Ministria Federale e Kulturës atje, që të na ndihmojnë në çështjen e muzeve, ne nuk kemi ligj për muzetë, nuk kemi politika si bëhet një muze dhe kërkesa tjetër për ta do të jetë që të na ndihmojnë në për ngritje e kapaciteteve për edukimin e resturatorëve, muzeologëve”, ka thënë Çeku.

Ai ka thënë se MKRS po synon arritjen e një marrëveshje me Austrinë për muzeologjinë.