Merret vendimi për Këshillin e Trashëgimisë Kulturore

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ka miratuar vendimin për hapejen e konkursit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgiminë Kulturore.

Ky vendim u mor sot gjatë takimit të këtij Komisioni.

Pas diskutimeve për të harmonizuar kriteret e këtij konkursi, i cili pritet të hapet në ditë në vijim, Komisionin miratoi hapjen e konkursit.

“Mendoj se u bë një punë e mirë për kriteret dhe i rekomandojnë administratës që të nis proceduart për hapjen e konkursit për zgjedhjen e anëtarëve të KKTK, në ditët në vijim, sipas kritereve që komisioni u pajtu”, tha në fund të diskutimeve Arban Abrashi, kryetar i komisionit.

Që nga korriku i 2018-tës,  KKTK -ja është jo funksionale për shkak se anëtarëve të tij, u kishte kaluar mandati dhe Kuvendi i Kosovës nuk kishte arritur zgjedhjen e anëtarëve të rinj.

Sipas Ligjit për Trashëgiminë Kulturore,  KKTK ёshtё organ i cili krijohet nga Kuvendi i Kosovës.

“Ai përbehet nga 7 anëtarë, tё cilët zgjidhen pёr njё mandat tri (3) vjeçar nga Kuvendi i Kosovës, duke respektuar përbërjen etnike nё Kosovë. Kuvendi i Kosovës”, thuhet ndër të tjerash në nenin 4 –të të ligjit për Trashëgiminë kulturore.