Pamje nga Koncerti i Korit të Filharmonisë. Foto: Memli Kelmendi

Memli Kelmendi sprovon vetën me Korin e Filharmonisë

Nën drejtimin e kompozitorit Memli Kelmendi, Kori i Filharmonisë së Kosovës, ka mbajtur koncertin e radhës në atelienë e Pallati të Rinisë në Prishtinës.

Për kompozitorin Kelmendi është hera e parë që paraqitet si dirigjent me Korin e këtij institucioni, edhe pse veprat tij janë interpretuar më parë nga Filharmonia.

Gjatë koncertit janë interpretuar vepra të kompozitoreve të njohur botëror e shqiptar.

Dirigjenti, Memli Kelmendi ka thënë për KALLXO.com se pavarësisht se për herë të parë paraqitet si dirigjent me Korin e Filharmonisë dhe rrethanave, koncerti rezultoi më sukses.

“Ishte i veçantë për faktin se për herë të parë isha në cilësinë e dirigjentit me Korin e Filharmonisë, ndonëse veprat e mia janë interpretuar edhe më parë nga Kori i këtij institucioni”, ka thënë ai.

A ka pasur fjalë miradije edhe për instrumentistet që ishin pjesë e koncertit, sidomos instrumentistin nga Shqipëria, Elton Balla.

“U jam falënderues gjithë anëtarëve të Korit, duke mos përjashtuar edhe bashkëpunimin me instrumentistët, Visa Kuçi, Festim Fana,  Arianit Shehu dhe Antoino Gashi, nën përcjelljen e disa veprave me pianistin Agron Shujaku”, ka thënë Kelmendi.

Ndërkaq, pianisti Agron Shujaku, ka thënë se të qenit pjesë e koncerteve të Korit të Filharmonisë, është nder dhe përgjegjësi njëkohësisht.

“Për mua është kënaqësi e veçantë të jem pjesë e koncerteve të Filharmonisë së Kosovës, e posaçërisht, sikurse ky koncert ku isha një lloj solisti”, ka thënë Shujaku për Kallxo.com.

Pamje nga Koncerti i Korit të Filharmonisë. Foto: Memli Kelmendi

 

Pamje nga Koncerti i Korit të Filharmonisë. Foto: Memli Kelmendi
Pamje nga Koncerti i Korit të Filharmonisë. Foto: Memli Kelmendi