Me prerjen simbolike të kalaveshit të rrushit nis sot ‘Hardhfesti’ në Rahovec

Me prerja simbolike të  kalaveshit të rrushit sot në mesditë në Vreshtat afër Shtëpisë së Verës në Rahovec, nis festivali “Hardhfest 2019”.

Festivalit do t’ i paraprijnë organizimet të shumta të cilat shënohen me rastin e  fillimi të vjeljes së rrushit dhe përpunimit të produkteve nga rrushit.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj feste është paralajmëruar edhe prezenca e kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Në natën  e parë të festës së rrushit (sot në mbrëmje) do të performojë rok grupit legjendar nga Shqipëria, “Tre musketjerët”, por edhe DJ Fisnik Kuqi, The Moog nga Hungaia dhe DJ Jehonë.

Musketjerët e rokut shqiptar, Aleksandër Gjoka, Elton Dena dhe Redon Makashi, pritet që në Rahovec të sjellin krijime e tyre më të mira të prezantuara gjatë dekadave të fundit, duke mos lënë anash edhe risitë.

Edicioni i festivalit “Hardh Fest” do të mbahet më 16, 17 & 18 gusht në Rahovec, ndërsa pritet të marrin pjesë edhe emra tjera të njohur të skenës muzikore shqipe dhe më gjerë.