Më 9 maj nis edicioni i 12-të i 'Chopin Piano Fest'

Të hënën e ardhshme në Prishtinë do të nis edicioni i 12-të i festivalit “Chopin Piano Fest, Prishtina 2022”.

Ceremonia e hapjes së festivalit mbahet më 9 maj në ora 19:00, në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës.

Sipas organizatorëve të këtij festivali, ky edicion do të sjellë 14 koncerte me muzikantë nga Spanja, Sllovenia, Italia, Franca, Holanda, Gjermania, Hungaria, Austria, Republika Çeke, Shqipëria dhe Kosova.

Festival do të zgjas deri më 8 qershor 2022.

KËTU mund të gjeni programin e edicionit të 12-të të Chopin Piano Fest.