Më 6 dhe 7 shtator mbahet ‘Rock United Fest’

Më 6 dhe 7 shtator 2019 në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë në Prishtinë, do të mbahet edicioni i Parë i festivali ‘Rock United’, me pjesëmarrjen e grupeve të njohura të rokut kosovarë, si: Elita 5, Grupi 403, etj.

Rock United është projekt që bashkon grupet e muzikës rok dhe fansat nën moton “Një për të gjithë, të gjithë për Rock”.

Festivali organizohet nga “Rockuzinë, dhe qëllimi kryesor i këtij festivali është që të vazhdojë tradita e rokut, e cila në Kosovë ka fillet tek vitet e gjashtëdhjeta, dhe të promovohet kjo kulturë tek të rinjtë, me pjesëmarrje më të madhe të bendeve të reja, duke përfshirë të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Gjatë 2 mbrëmjeve të festivalit në Gërmi do të marrin pjesë 12 grupe nga Kosova, Shqipëria dhe  Maqedonia, duke u zgjeruar me bende ndërkombëtare në vitet në vijim.

Në mbrëmja e parë më 6 shtator 2019 performojnë grupet: The Mole Pack, Zëada, Vini e Veni, Gillespie, Purgatory.

Nata e parë e ‘Rock United Fest’ mbyllet më grupi legjendar kosovar Grupi 403, për të cilët, sipas organizatorëve kjo natë do të jetë kulminacioni i karrierës  së tyre.

Kurse në mbrëmja e dytë do të paraqiten grupet: Proximity Mine, Jutbina, Këpurdhat, Trampolinë, PeterPan Quartet.

Kjo natë do të mbyllet nga grupi i njohur Elita 5, të cilët, siç potencon në komunikatën e organizatorëve të ‘Rock United Fest’, i rezistuan kohës për 30 vite, duke i qëndruar besnikë muzikës rok, me shumë hite të njohura dhe performanca të paharruara.

Biletat për një natë kushteton 5 euro, ndërsa për dy tetë, dhe mund të tërhiqen në Prishtinë: në Rockuzine, Dit’ e Nat’, MIQT Pub, Deck, Papillon, Rave Travel (Soma Book Station, Zyra e Rave Travel dhe Kiosku në Sh. Zahir Pajaziti). Në Prizren: në Bar Aca, në Ferizaj tek Check In Bar, në Gjilan te Papaku, Mitrovicë në Museum Pub, kurse në Therandë bileta për ‘Rock United Fest’ mund të blihen tek Rock Hard.