Më 16 maj jepet premiera e shfaqjes ‘Babai dhe babai’
Shfaqja “Babai dhe babai”, me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Kushtrim Koliqit, realizuar nga Integra, do të jepet premierë javën tjetër në Prishtinë.
Premiera e kësaj shfaqje do të jepet më 16 maj 2022, nga orës 20:00 në Muzeun Etnologjik “Emin Gjiku” në Prishtinë.
Drama“Babai dhe babai” trajton fatin e personave të pagjetur nga lufta e Kosovës, thuhet në njoftimin e Integra-s për shfaqjen.
Shfaqja paraqet jetën e Dinit, i cili jeton me gruan e vet Sarën dhe vajzën e tyre Lolën.
“Babai dhe Babai”, në dukje një dramë për sfidat e zakonshme të jetës së një familjeje, zbulon një histori tronditëse dhe një traumë të thellë shoqërore, plagë që ka ngelur e pashëruar dhe e cila personazhet i mban peng.
Në shfaqje luajnë: Ilire Vinca, Bujar Ahmeti dhe Kosovare Krasniqi.
Kjo shfaqjet do të ketë edhe tri repriza, më 17, 18 e 19 maj 2022, nga ora 20:00, po në Muzeun Etnologjik.