Më 14 dhe 15 shtator në Prishtinë mbahet festivali ‘Ylberi i Prishtinës 2019’

Edicioni i shtatëmbëdhjetë i  Festivalit tradicional të valleve për fëmijë, “Ylberi i Prishtinës” organizohet më 14 dhe 15 shtator 2019, me pjesëmarrjen e ansambleve të ndryshme të fëmijëve nga Kosova dhe vendet e rajonit.

Ceremonia e hapjes së festivalit do të bëhet me datë 14 shtator 2019 në ora 18:00 në Amfiteatrin e hapur në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Përmes një njoftimi në facebook, Komuna e Prishtinës njofton se Festivali mbahet me datë 14 dhe 15 shtator 2019.

Defileu i ansambleve, sipas njoftimit, fillon në ora 17:00 nga Sheshi “Adem Jashari” (platoja tek Komuna e vjetër) për të vazhduar përgjatë sheshit “Ibrahim Rugova”, ”Skënderbeu”, “Nëna Terezë” e deri tek Sheshi “Zahir Pajaziti”.

“Festivali tradicional i valleve për fëmijë ‘Ylberi i Prishtinës 2019′, organizohet për të shtatëmbëdhjetin vit me radhë, dhe është një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore për fëmijë që zhvillohet në Prishtinë. Festivali organizohet nga Komuna e Prishtinës, Drejtoria për Kulturë, dhe realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Programi i festivalit:

14 Shtator 2019
ORA: 18:00 – 21:00

QKF “Qendra Kulturore e Fëmijëve”- Prishtinë
QKF “Vlora”- Shqipëri
Folk Dance Ensemble “Pautalia”- Bullgari
AKV “Minatori i Ri”- Kizhnicë
AKV’ “Karshiaka”- Maqedoni
BKUD “Podgorski Biseri”- Prizren
KUD “Goce Markoski”- Maqedoni
KSSD “Gerçek”- Prishtinë
QKF “Durrësi”- Shqipëri
AKV “Dëshmorët e Kombit”- Obiliq
AKV “Hajvalia”- Prishtinë
KUD “Mladih Novi Pazar”- Novi Pazar (Sarajevë)
QKA “Anamorava”- Viti
SHKA “Bajram Curri”- Prishtinë
AKV “Prishtina”

15 Shtator 2019
ORA: 18:00 – 20:00

QKF “Qendra Kulturore e Fëmijëve”, Prishtinë.
QKF “Vlora”- Shqipëri
Folk Dance Ensemble “Pautalia”- Bullgari
AKV” “Karshiaka”- Maqedoni
KUD “Goce Markoski”- Maqedoni
QKF “Durrësi”- Shqipëri
KUD “Mladih Novi Pazar”- Novi Pazar (Sarajevë)
QKF “Qendra Kulturore e Fëmijëve”- Prishtinë