Me 1 qershor hapet 'Kino Armata' në Prishtinë

‘Kino Armata’ në Prishtinë hapet më 1 qershor, pas dy muaj e gjysmë të mbylljes për shkak të CoVid-19-të. 

Lajmi për hapjen e ‘Kino Armatës’ në fillim të muajit që vjen është bërë i ditur nga menaxhmenti i këtij institucioni. 

 “Duke parafrazuar faksin e famshëm të Michael Jordan nga viti 1995, “Jemi kthyer!”. Më 1 qershor hapen të gjitha institucionet kulturore në Kosovë, pas dy muaj e gjysmë pasigurie; kuptohet, kjo është data kur Kino ARMATA rifillon me program të rregullt. Do të mund t’i shihni kryeveprat filmikeEdgar G. Ulmer, Ida Lupino, Orson Welles, Mary Ellen Bute, etj. dhe, nëse lejojnë kushtet e sigurisë, nga skena jonë do të dëgjohen rifat e gitareve dhe basi i sintave për ta shënuar fundin e një periudhe të trazuar”,  thuhet në njoftimin e ‘Kino Armatës’ në Facebook. 

Për shkak të përhapjescoronavirusit të gjitha institucionet kulturore në vend ishin mbyllu më 13 mars 2020.  

 Hapja e institucioneve të kulturës do të nisë nga 18 maj 2020, me hapjen e galerive të artit dhe muzeve, për të vazhduar pastaj pas 1 qershorit me hapjen e teatrove dhe kinemave.