Mbyllet ‘Talia e flakës 2020’, triumfon shfaqja gjilanase ‘a.y.l.a.n’

Shfaqja “a.y.l.a.n”  e Teatrit të Gjilanit ka marrë çmimin si shfaqja më e mirë e festivalit të Dramës origjinale shqipe “Talia e flakës 2020” që u mbyll dje vonë në Gjilan.

Festivali “Talia e flakës” është mbajtur në kuadër të edicionit të 29-të të manifestimit mbarëkombëtare kulturor “Flaka e Janarit 2020” që u mbajt në Gjilan.

Përveç çmimit si shfaqja më e mirë e festivalit, shfaqja gjilanase ‘a.y.a.n” ka marrë edhe çmimin për regjinë më të mirë të festivali, që shkoi për regjisoren e shfaqjes Blerat Neziraj.

Edicioni i sivjetëm i Festivalit “Talia e flakës’ ka nisur më 22 janë të këtij muaji ndërsa u mbyll dje me shfaqjen fituese  “a.y.l.a.n”  . Gjatë këtij festivali janë shfaqur edhe 4 shfaqje tjera: ‘Bryma e vdekjes”,  ‘Shkamat”, “Graviteti” dhe shfaqja “Trenat”.

Lista e plotë e çmimeve të Festivalit “Talia e flakës 2020”:  

Çmimi “Shfaqja më e mirë e Festivalit” – shfaqja “a.y.l.a.n” e Teatrit të Gjilanit.

Çmimi “Drama më e mirë origjinale” – Fadil Hysaj për tekstin / dramën “Shkamat”

“Regjia më e mirë e Festivalit” – Blerta Rrustemi – Neziraj për shfaqjen “a.y.l.a.n”.

Çmimi “Aktorja më e mirë e Festivalit” – Sheqerie Buqaj për rolin në shfaqjen “Shkamat”.

Çmimi “Aktori më i mirë i Festivalit” – Xhevdet Doda për rolin në shfaqjen “Shkamat’.

Çmimi Post Mortum iu nda aktorit dhe regjisorit Nuhi Matoshi.

Çmimi për vepër jetësore iu dedikua aktorit Muharrem Sylejmani.