Mbyllet festivali AWLIFF, këta janë fituesit e çmimeve 

Është mbyllur mbrëmë edicioni i 2-të i Festivalit “Art Without Limit International Film Festival”. 

Ceremonia e mbylljes dhe ndarja e çmimeve, është mbajtur në Teatrin Kombëtar të Kosovës. 

Gjatë këtij festivali janë shfaqur 50 filma vendor dhe ndërkombëtar të metrazhit të shkurtër, me tematikë për personat me nevoja të veçanta. 

Festivali AWLIFF organizohet nga një grup i grave artiste dhe OJQ-së “Art Without Limit”. 

Çmimet e edicionit të dytë të festivali AWLIFF: 

  1. “Trileri më i mirë” – “Lorin”, Zvicër 
  2. “Dokumentari më i mirë” – “Positive all the way”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
  3. “Animacioni më i mirë” – “Penalty of justice”, Ukrainë. 
  4. “Historia më e mirë në filmin për gratë fuqizuese” – “Pas Rios”, Francë. 
  5. “Skenari më i mirë”  -“Pacing the pool”, Australi. 
  6. “Kamera më e mirë” – “TheLegendOf Oriol” nga Rubén Jiménez Sanz- Spanjë. 
  7. “Regjisori më i mirë” – “Tom’sMerbles” nga Christian Vinciguerra, Rudy Marchello, Francë. 
  8. “Historia më e mirë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara” –  “Skenari i nënës”, nga Kastriot Saqipi – Kosovë. 
  9. “ArtWithoutLimit” – “Një zë i heshtur shprese” nga Ergys Kavaja, Shqipëri 
  10. “Përmendje e veçantë”, -“Ëndrra vazhdon”, nga Marviks Shantoja, Shqipëri. 
  11. “Historia më e mirë në film” – “Aurora” nga Massimiliano Gallo, Itali.