Mbyllet edicioni i Festivalit të Teatrove në Ferizaj, ndahen 10 çmime

Shfaqjet “UN Inspektori “ e Teatrit “Adriana” të Ferizajt dhe  “Zona e pritjes”  e Teatri “Migjeni” të Shkodrës janë shpallur fitues të edicionit të 49-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj.

Këto dy shfaqje janë shpërblyer me çmimin “Shfaqja më e mirë” e Festivalit të Teatrove në Ferizaj, që u mbyll mbrëmë.

Edicioni i 49-të i festivalit të Teatrove në Ferizaj ka nisur më 21 tetor 2019, ndërsa janë shfaqur shtatë shtatë teatrale nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Fituesit e çmimeve të edicionit të 49-të të Festivalit e Teatrove në Ferizaj:

“Shfaqja më e mire” shkoi për “UN Inspektori” e Teatri “Adriana”, Ferizaj dhe shfaqja “Zona e pritjes” e Teatri “Migjeni” të Shkodrës.

“Regjia më e mire”, e mori Kushtrim Bekteshi për shfaqjen “Një letër e humbur” e Teatrit të Tetovë.

“Aktori më i mire” (Çmimi Ismail Rama) shkoi për Arsim Fazliu, Teatri i Tetovës.

“Aktorja më e mire” (Çmimi Adriana) u shpall Vjollcë Bekteshi e Teatri i Tetovës.

“Roli dytësor më i mire” (F), Vlera Pylla, Teatri “Hadi Shehu” i Gjakovës.

“Roli dytësor më i mire” (M), Simon Shkreli, Teatri “Migjeni” I Shkodër

“Roli më i mirë episodik” i takoi Urata Shabani, Teatri “Adriana” i Ferizajt.

“Skenografia më e mirë”, Betrim Zeqiri, Teatri i Tetovës.

“Kostumografia më e mire”, Alma Krasniqi, Teatri “Hadi Shehu” i Gjakovës.

“Shpërblimi i Gazetarëve” (Çmimi Hafir Bislimi) shkoi për shfaqjen “Erdhi Godoja’’ të Teatri të Qyteti të Gjilanit.