burimi USHKSH

Mbushen 552 vjet nga vdekja e Skënderbeut

Sot, mbushen 552 vjet nga vdekja e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Skënderbeu mbylli sytë më 17 janar 1468 pas një sëmundje të shkurtër dhe u varros në Katedralen e “Shën Nikollit” në Lezhë, që atë kohë ishte në zotërim të Venedikut.

Nën udhëheqjen e Skënderbeut shqiptarët arritën që për afër 25 vjet të bënin ballë sulmeve të pareshtura të Perandorisë Osmane, duke u bërë të vetmit në Ballkan që frenuan përparimin Osman drejt Evropës.

Skënderbeu ishe djali më i vogël i princit shqiptar, Gjon Kastrioti, i cili si i ri u morë peng nga osmanët. Ishe komandat i Jeniçerëve Osman dhe një prej komandantëve më të aftë të Perandorisë Osmane.

Në vjeshtë të vitit 1443, ai braktisi ushtrinë osmane dhe me një grup kalorësish të tij besnik u kthye në Shqipëri. Më 28 nëntor 1443 mori Krujën, dhe ngriti Flamuri e Kastriotëve me shqiponjën dy krenare.

Pas mori Krujën, më 2 mars 1444, në Lezhë, Skënderbeu mblodhi princat shqiptarë, duke themeluar Lidhjen e Lezhës, e cila bashkoi për herë të parë shqiptarët për një kauzë të përbashkët. Formohet Ushtria e përbashkët e princave dhe organeve tjera të shtetit.

Si rezultat i këtyre veprimeve Ushtria e Lezhës, në Krye me Skënderbeun arrit t’i mposhti ekspeditat e ushtrisë osmane në tokat shqiptare, një nga një.

Falë aftësive dhe përgatitjes ushtarake, ushtria e Lezhës, arriti t`i rezistojë dy rrethimeve të madha të kryeqytetit të shqiptar, Krujës nga ushtria Osmane, më 1450 dhe 1466.

Skënderbeu arriti të lidhë marrëveshje me shtetet evropiane, si Mbretërinë e Napolit dhe Papatit, etj. Ndërsa pati kontakte të vazhdueshme me Venedikun, pavarësisht mosmarrëveshjeve të shumta, deri në përplasjen ( Lufta veneto –shqiptare 1447-1448).

Skënderbeu vdiq më 17 janar 1468 dhe u varros në Katedralen e “Shën Nikollit” në Lezhë, që atë kohë ishte në zotërim të Venedikut. Thuhet se pas pushtimit të Lezhës varri i Skënderbeut u plaçkit dhe eshtrat e tij u morën nga ushtarët osman si relikte fatsjellëse. Ka pretendime se eshtrat e Skënderbeut janë varrosur në një varr sekret, por të dy hipotezat mbesin të pakonfirmuara.