Fan S. Noli. Foto: Wikipedia

Mbushen 139 vjet nga lindja e Fan S. Nolit

Fan Stilian Noli ka lindur më 6 janar 1882 në Ibriktepe në Turqi.  Noli ishte një figurë poliedrike, i cili luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimet politike dhe kulturore shqiptare në pjesën më të madhe të shekullit të kaluar.

Noli ishte shkrimtar, publicist, historian, diplomat, politikan e burrështetas i jashtëzakonshëm.

Ishte iniciatori dhe ndër themeluesit e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Gjatë viteve të 20-ta ai u angazhua në politikën shqiptare të kohës, duke kryer funksione të ndryshme, ndërsa më 1924, pas rrezmit të Zogut, për disa muaj u zgjodh kryeministër i Shqipërisë. Por, me kthimin e Zogut në pushtet Noli largohet nga Shqipëria dhe përfundimisht vendoset në SHBA.

Në 139 e lindjes, Noli është kujtuar sot edhe nga Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë.

“Burrë shteti, atdhetar demokrat, klerik i lartë, poet, përkthyes, publicist, dijetar, historian e muzikolog. Fan Noli është një nga figurat më të ndritura të kombit tone”, thuhet në postimin e MHK të Tiranës në Facebook.

Përveç politikës, Noli shquhet dhe për kontributin e tij në letërsisë, histori e muzikë. Ai njihet si nga përkthyesit më brilant të letërsisë shqipe.

Ai është autori i veprave: “Izraelitë e Filistinë”, “Albumi”,  “Historia e Skënderbeut, “Autobiografia” dhe “Bethoveni dhe Revolucioni Francez”.

Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, romanin “Don Kishoti” të Servantesit, etj.

Fan Stilina Noli Fan Noli vdiq më 13 mars 1965 në Ford Laurderdale të Floridas në SHBA.