Foto: REL

Mbrojtësit e Teatrit të Tiranës lobojnë në Prishtinë për mbrojtjen e objektit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit të Tiranës do të mbajë një diskutim të hapur me komunitetin teatror në Prishtinë.

Ky diskutim do të mbahet nesër, më 21 nëntor 2019, duke filluar nga ora 12:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Aleanca për mbrojtjen e objektit të Teatrit para komunitetit teatror të Kosovës përveç që do të kërkojë mbështetje për kauzën e saj, do të prezantojë qëndrimet, sfidat dhe përpjekjet për ruajtjen nga shembja të godinës aktuale të Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Në diskutim do të marrin pjesë Edmond Budina, Gent Gaba, Neritan Licaj, Adriana Tolka dhe Juli Emiri.