Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbi 114 mijë euro për trashëgiminë kulturore-shpirtërore, ka ndarë MKRS

Pesë projekte nga fusha e trashëgimisë kulturore-shpirtërore janë mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me një shumë totale prej 114,300.00 eurove.

Projektet e mbështetura, kryesisht kanë të bëjnë me mbledhjen dhe dokumentimin e traditave shpirtërore e etnologjike të Kosovës.

“Në kuadër të kësaj thirrjeje publike, janë përzgjedhur projektet të cilat do të dokumentojnë ceremoni të traditave të Rrafshit të Dukagjinit duke shpërfaqur veçantitë e bartura ndër breza, ceremoni dhe tradita te Karadakët të cilat ruhen nga brezat e të moshuarave si dhe këngët lirike të dasmës dhe ceremonitë tjera familjare të trevës se Hasit”, thuhet ndër të tjerash në arsyetimin e MKRS për projektet e mbështetura.