Mbahet konferenca për turizmin kulturor në Prishtinë

Organizuar nga Ambasada Franceze në Prishtinë dhe “EUNIC Cluster -Prishtina”, në bashkëpunim edhe me Komunën e Prishtinës, është mbajtur sot konferencën “Promovimi i turizmit kulturor në Prishtinë”.

Kjo konferencë është mbajtur në përmbyllje të projektit “EUNIC Cluster-Prishtina”, i cili në fokus ka promovimin turizmin kulturorë të Prishtinës.  Në konference janë prezantuar edhe tri harta të Prishtinës në tri gjuhë: Gjermanisht, frëngjisht dhe italisht.

Gjatë kësaj konference u thash se Prishtina dhe Kosova kanë mundësi të mëdha për zhvillimin turizmit, por deri më tani nuk është bërë sa duhet për zhvillimin e këtij sektori.

Pjesëmarrës të kësaj konference prezantuan rezultatet e arritura gjatë realizmit të projekteve në kuadër të projekti “Promovimi i turizmit kulturor në Prishtinë.

Në fillim të konferencës, Cècile Fisteberg, këshilltare për bashkëveprimtari kulturore në  Ambasadën e Francës dhe presidente e “EUNIC Cluster –Prishtina” ka folur rreth  “EUNIC Global”, rrjeti i instituteve kulturore kombëtare të Bashkimit Evropian dhe mundësitë që ofron ky rrjet për zhvillimet e përgjithshme kulturore në Kosovë, sidomos pas regjistrimit “Cluster Eunic Prishtina” në këtë organizëm, më 2018 në Bruksel.

“’Cluster Eunic Prishtina’ u regjistrua në Bruksel, në qershor 2018 nga Asambleja e fundit e përgjithshme e ‘EUNIC Global’. Kjo iniciativë mbështetet nga pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe është e hapur për të gjitha shtetet anëtare të përfaqësuara në Kosovë”, ka thënë ndër të tjerash ajo.

Ndërsa, Valon Ibraj, atashe për kulturë në Ambasadën e Francës dhe  koordinator në “EUNIC Cluster –Prishtina” ka përmendur shkurtimisht punën që është bërë në kuadër të këtij projekti.

Për të pasur qasje në “EUNIC Global”, ka thënë Ibraj, duhet ta ketë një strategji të përbashkët kulturore, e cila funksionon në bazë të aktiviteteve të përbashkëta me ambasadat tjera.

“Ne kemi një strategji tri vjeçare me të cilën kemi aplikuar në ‘EUNIC Global’ dhe me këtë e kemi formuar  ‘EUNIC Cluster- Pristina’. Në kuadër të strategjisë i kem gjithsejtë 12 pika, si: mbrojtja dhe forcimi i trashëgimisë kulturore; vlerësimi i diversitetit gjuhësorë; fuqizimi i akterëve- organizatave ekzistuese profesionale në përmirësimi i trashëgimisë kulturore të Kosovës, etj”, ka thënë Ibraj ndër të tjerash.

Ndërkaq, Lindita Cervadiku-Dibra, përgjegjëse për turizëm në Komunën e Prishtinës ka folur rreth funksionit të kioskës informativ në qendër të Prishtinës.

“Nga gushti e deri në dhjetor të vitit 2019 në kioskën informative janë lajmëruar 2000 mijë turistë. Numri më i madhe i turistëve është gjatë ditëve të verës, ndërsa gjatë dimri ai bie”, ka thënë përgjegjësja. Adrian Berisha, këshilltar për kulturë në kabinetin e kryetarit të Prishtinës, ka folur rreth politikave kulturore të Prishtinës dhe hapat që po merren për përmirësimin e jetesë kulturore në kryeqytet.

Erëmirë Krasniqi nga “Iniciativa për Histori Gojore” ka folur për punë që është bërë për të krijuar një histori gojore për Prishtinë në etapa të ndryshme historike. Kurse Malva Govori, menaxhere “Swiss contact” ka folur rreth promovimi të  punësimit në sektorin privat, me theks të veçantë në turizmin kulturor.

Në fund, Quentin Bilon nga Franca, themelues i “Breath in Travel” ka prezantuar një film të shkurtër rreth potencialeve të turizmit në Kosovës me qëllim prezantimit për publiku evropian, veçmas frankofon.