Mbahet koncerti parë i Operës së Kosovës

Opera e Kosovës ka mbajtur mbrëmjen e djeshme koncertin e parë inaugurues, “Opera gala”.

Opera e Kosovës është themeluar nga Kuvendi i Kosovës më 2 gusht 2021, sipas ligjit të miratuar me 2006.

Koncerti është mbajtur në Sallën e Sportit Pallatin e Rinisë në Prishtinë, si pasojë e mungesës së një objekti të dedikuar operistik.

Gjatë këtij Koncerti në drejtimin e dirigjentëve Edon Ramadani dhe Leonardi Quadrini nga tenorë dhe soprno shqiptarë, u interpretuar vepra të autorëve vendas e të huaj.

Ky koncert dëshmoi për potencialet artistike që ka Kosova për funksionalizimin e institucionit të operës.

Aktualisht, Opera ka një ushtrues detyre të drejtorit dhe një këshill iniciues që po punojnë në themelimin e këtij institucioni.

Në një intervistë për KALLXO.com, ushtruesi detyrës së drejtorit të Operës, Meriton Ferizi pati thënë se pavarësish mungesës së kuadrit në disa drejtime, sidomos në instrumente, në Kosovë ka shumë këngëtarë solistë e koristë janë në gjendje të kontribuojnë për operën.

Por, sfidë do të paraqes mungesa e një objekti adekuat për shfaqje operistike.

“Derisa nuk e kemi objektin apo teatrin e sallën adekuate të Operës, do të vazhdohet me disa projekte në vit, me koncerte e opera kryesisht më të vogla edhe nëpër ambientet e jashtme (sheshe, parqe) ose pranë objekteve të trashëgimisë kulturore, duke e promovuar njëkohësisht trashëgiminë tonë kombëtare, një formë e praktikuar tashmë nëpër botë”, pat thënë Ferizi gjatë intervistës për KALLXO.com.

Koncerti “Opera gala” u organizua në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës dhe Baletin Kombëtar të Kosovës nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

Pamje nga koncerti ‘Opera gala’. Foto: MKRS.