Mbahet debati rreth opinioneve të Agjencisë Kundër-Korrupsion për artistët

Qendra Multimedia dhe Teatri “Oda” në Prishtinës organizojnë sot debatin, “[Anti] Korrupsion apo [Anti] Art?”.

Debati mbahet në ora 18:00 në Teatrin “Oda”.

Përmes një postimin në Facebook, Qendra Multimedia ka bërë të ditur se debati i nesërme do të jetë një bisedë rreth opinionet dhe vendimet e Agjencisë Shtetërore Kundër-Korrupsion për angazhimet e artistëve në prodhimtari kreative.

Pjesë e kësaj bisedë do të jenë:

Agim Sopi – ish-drejtor i përgjithshëm në Teatrin Kombëtar të Kosovës;
Adrian Morina – aktor dhe ish u.d. i udhëheqësit artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës
Lena Kryeziu – Bokshi – aktore, anëtare e Ansamblit të Teatrit Kombëtar të Kosovës
Esad Ejupi – drejtor i Divizionit të Parandalimit të Konfliktit të Interesit në AKK

“Me ligjin që përcakton kaq shumë ndalesa për artistët që ia mësyjnë pozitave menaxhuese në TKK, ata mbeten në mes të zgjedhjes së vështirë: skena apo menaxhimi artistik i teatrit? Nëse jo artistët, kush duhet të menaxhojë me këtë institucion?”, thuhet në njoftimin e Qendrës Multimedia