Kthimi i Karl Majit. Foto: Urim Krasniqi

Masat e reja anti COVID-19, kufizimet për institucionet kulturore 

Masat e reja qeveritare anti COVID-19, kanë prekur edhe funksionimin e institucioneve kulturore. 

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, bibliotekat, muzetë, kinematë, teatrot e institucionet tjera kulturore në vend lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 30% të hapësirës së tyre. 

Publiku duhet të jetë i ulur në karrige, i vaksinuar, apo me test PCR negativ 48 orë të vjetër.  

Sipas vendimit, institucionet duhet të caktojnë personat përgjegjës për zbatimin e masave anti COVID-19. 

Aktivitete e tyre, institucionet kulturore duhet t’ i mbyllin deri në ora 22:00, kur fillon ora policore. 

Masat e miratuara që hyjnë nesër në fuqi, janë në fuqi deri më 4 shkurt 2022.