Ilustrim.

Masat anti-COVID-19, vetëm 40 veta mund ta përcjellin shfaqjen në Mitrovicë

Vetëm 40 shikues do të lejohen ta përcjellin premierën e shfaqjes, “Duke pritur Godon” që jepet sot në Teatrin e Mitrovicës.

Menaxhmenti i Teatrit të Qytetit të Mitrovicës, “Muharrem Qena” ka bërë të ditur përmes një postimin në Facebook, se premiera e shfaqjes “Duke pritur Godon” jepet para një numri të kufizuar të publikut.

“Tē nderuar artdashës ju njoftoj se sot në orën 19.00 do të mbahet premiera e shfaqjes ‘Duke pritur Godon’, me  regji të Kushtrim Mehmeti,  shfaqja do të mbahet duke e respektuar vendimin e Qeveris nr. 01/05  datë 05.04.2021 konform pikës 34 duke e shfrytëzuar hapësirën e teatrit 20 % maksimumi. Në shfaqje do te marrin pjesë vetëm 40 shikues”, thuhet në njoftimin e Teatrit “Muharrem Qena” në Facebook.

Ndërsa nesër, sipas njoftimit, do të mbahet repriza e parë e shfaqjes “Duke pritur Godon”.