Biblioteka "Hivzi Sylejmani" Prishtinë, Foto: KALLXO.com

Masat anti COVID-19, biblioteka ‘Hivzi Sulejmani’ përgjysmon orarin dhe numrin e lexuesve

Nga dita e nesërme, biblioteka e Prishtinës, “Hivzi Sulejmani” do të punojë me orar të shkurtuar dhe do të lejojë një numër të kufizuar të lexuesish në sallat e saja.

Këto kufizim janë marrë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ashpërsim të masave për parandalimin e pandemisë së coronavirusit.

Këto masa hyjnë në fuqi më 7 prill dhe zgjasin deri më 18 prill 2021.

Përmes një postimi në Facebook, menaxhmenti i kësaj biblioteke ka bërë të ditur se orari i punës – leximit në bibliotekë do të reduktohet, prej orës 8:00 deri në 16:00.

”Për lexuesit do të jenë në funksion vetëm 50 ulëse (sipas vendimit të Qeverisë pika 34 – lejohet të shfrytëzohet 20% e hapësirave). Sipas kësaj, mund të shfrytëzohen 25 ulëse në katin e parë dhe 25 ulëse në katin e dytë. Maska, distanca dhe obligimet tjera për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 janë të domosdoshme”, thuhet në vendimin e Bibliotekës së Qytetit të Prishtinës “Hivzi Sulejmani”.

Për shkak të përkeqësimit të situatës me coronavirus, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ashpërsojë masat për parandalimin e pandemisë të cilat do të nisin të zbatohen nga dita e nesërme, 7 prill  dhe do të zgjasin deri më 18 prill 2021.