Ministria e Kultures,Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Ligji i pagave, vlera e koeficientit për pozitën që nuk ekziston në institucionet kulturore

Mbi 1000 mijë euro pritet të jetë paga për Drejtorët Artistik të institucioneve të kulturës, sipas Ligjit të ri për pagat në sektorin publik.

Por, asnjë prej institucioneve publike të kulturës në vend nuk kanë Drejtor Artistik.

Kjo pozitë nuk parashihet me asnjë nga ligjet aktuale që rregullojnë fushëveprimtarinë e institucioneve të kulturës.

Qeveria e Kosovës ka bërë publike të mërkurën, (1 shkurt 2023) vlerën e koeficientit për pagat në sektorin publik në vend. Siaps qeverisë vlera e koeficientit për 2023 është 105 euro.

Sipas Ligjit për paga në sektorin publik, krijuesit dhe performuesit e kulturës dhe artit (shtojca 12) janë të ranguar në tetë klasa (kategori). Sipas këtij ligji, Drejtoret/ët Artistik janë ranguar në kategorinë (klasa) Drejtues i lartë 2 me koeficiente 12.5 ose pagë 1,312.5 euro.

Por, në Ligjin e pagave, (Shtojca 12) nuk figuron koeficienti për Udhëheqësin Artisti, pozita e dytë më e rëndësishme në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe teatrot publike të  qyteteve, siç parashihet me ligjin për teatro. Udhëheqës Artistik kanë edhe disa pre institucioneve tjera kulturore, si opera, balete e filharmonia.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) nuk është përgjigjur në pyetje e KALLXO.com, se cilat institucione kulturore në vartësitë saj kanë Drejtor Artistik. Ndërsa, thotë se pozitat e udhëheqësve artist janë për përfshira në shtojcën 12 të ligjit të pagave.

“Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe Sportit është duke vazhduar me procesin e përfundimit të nivelimit të koeficientit dhe pozitave të ligjit për pagat sektorin publik, sipas kritereve të përcaktuara. Në shtojcën nr. 12 figurojnë dhe pozitat e Udhëheqësve Artistikë. Procesi i kategorizimit është duke vazhduar për të gjitha institucionet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit”- thuhet në përgjigjen e MKRS-së për KALLXO.com

Por, në shtojcën 12- të Ligjit të pagave, kur prezantohen koeficientet, nuk jepet koeficienti për udhëheqësit artistik, por për udhëheqësit e njësive brenda institucioneve, instituteve dhe komponentit themelor strukturor, pjesë e një njësi brenda institucionit publik.

 

 

Në 2021, MKRS anuloi konkursin për zgjedhjen e Udhëheqësit Artistik të Teatrin Kombëtar të Kosovës, pasi në njoftimin për konkrusin ishe bërë në emër të Drejtorit Artistik, pozitë kjo që nuk parashihet me ligjin për Teatrot. Kallxo.com, qysh më 2019 kishte raportuar për problemin që kishte lindur me emërtimin “drejtor artistik i TKK-së” pas miratimit të Rregullore (QRK) NR.15/2018 për gradat dhe pagat e krijuesve dhe performuesve të kulturës dhe punonjësve profesionalë të trashëgimisë kulturore. Në Ligjin për teatrot dhe Statutin e TKK-së nuk ka pozitë të drejtorit artistik, por vetëm udhëheqës artistik.

Sipas Ligjit për paga në sektorin publik, krijuesit dhe performuesit e kulturës dhe artit janë të ranguar në tetë klasa (kategori), me koeficiente nga 13 deri në 6.5, për pozita të ndryshme.